Secondary Adv

Zgjedhjet ne Maqedonine e Veriut, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet pas përpunimit të 99 përqind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

 

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e Partisë VMRO-DPMNE, udhëheq bindshëm me 179.933 vota më shumë se rivali i tij social-demokrat, Stevo Pendarovski. Siljanovska-Davkova ka 362.650 vota ndërsa Pendarovski 180.296.

 

Ndërkohë kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka marrë 120.892 vota kundrejt Arben Taravarit nga koalicioni “Vlen” i cili ka marrë 83.356 vota. Kandidatët e tjerë Maxim Dimitrievski kanë siguruar 83.784 vota, Biljana Vankovska 41.171 dhe Stevço Jakimovski me 8.101.

 

Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më shumë vota. Në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit./Burimi: abcnews,al


Më të lexuarat